Dhuratat më speciale për Shën Valentin!

Date

Shpërndani pak dashuri për personin që është gjithmonë aty për ty ose thjesht falini vetes pak dashuri me produktet më speciale për lëkurën, flokët, make-up ose fragrancë.

Dita e Shën Valentinit është afër, nëse je dikush që pëlqen të japë dhurata më 14 shkurt, ndoshta në vend që të blesh një buqetë të kushtueshme që do të vyshket brenda dy ditësh ose thjesht të marrësh një ‘Gift Card’, pse mos të dhuroni një produkt bukurie  këtë vit? Në këtë mënyrë, ju po dhuroni diçka që jo vetëm duket bukur, por gjithashtu do të sjellë pak dashuri në rutinën e përditshme të  të dashurit tuaj.

Në Anais mund të gjeni mundësi të shumta zgjedhjeje si p.sh Guerlain Rouge G Velvet, buzëkuqi mat i kuq, vjen bashkë me mbështjellësen luksoze që mban një pasqyrë, e cila shërben si aksesor i vecantë. Ose mund të zgjidhni setet e  fragrancave, make-up dhe kujdesit ndaj lekurës, që vijnë nga brandet më të njohura nderkombëtarë si: Estée Lauder, Versace, Gucci, YSL, Giorgio Armani etj.

Ne i kemi përmbledhur disa nga dhuratat më romantike dhe elegante të bukurisë që janë perfekte, pavarësisht nëse jeni duke e blerë atë për dikë që adhuroni ose thjesht për ti dhuruar vetes përkujdesje e dashuri.

GUERLAIN  ROUGE G LUXURIOUS VELVET (8,600 ALL)

Rouge G D nga Guerlain, buzëkuqi i parë aksesor që përshtatet sipas stilit tuaj. Ky buzëkuq i jashtëzakonshëm i mbush buzët me ngjyrë të plotë, që zgjat dhe ka përfundim mat.Guerlain ka bërë bashkë kujdesin ndaj buzëve dhe ngjyrën intensive në paketim si aksesor.

Çdo femër është unike prandaj Guerlain ju sjell buzëkuqin buzëve  më luksoz cilin mund ta personalizoni.

Estée Lauder Raspberry Reds (5,650 ALL)

3 produktet bazë për buzët e kuqe të guximshme dhe me një formë perfekte.

SLA Paris Lip Crush Liquid Matte Lipsticks (5,600 ALL)

Formula Lip Crush është e ngopur me pigmente të pastra mat, të cilat fiksojnë ngjyrën në buzë dhe garantojnë një mbulim të jashtëzakonshëm.

Estée Lauder Eye Sweets Set (5,950 ALL)

Ky set përmban katër produkte kozmetike të domosdoshme për një pamje më të intensifikuar dhe theksuar të syve.

Si Passione Edp Perfume Set for Women (12,450 ALL)

Sì Passione është një parfum tërheqës dhe i guximshëm, por me fruta dhe i freskët. Kjo aromë për gra që arrin ekuilibrin e duhur të sofistikimit seksi dhe aromës femërore.

L’INTERDIT EAU DE PARFUM ROUGE (8,450 – 14,450 ALL)

Kjo fragrancë ju thërret të shijoni një kënaqësi gjithëpërfshirëse, ​​në një dorëzim ndaj pasioneve të ndaluara.Një zjarr i kuq i ndezur për të thyer rregullat me një elegancë të flaktë dhe emocionuese.

Red Potion The Merchant of Venice për femra dhe meshkuj

(14,650 – 21,950 ALL)

Red Potion merr karakteristikat tipike të koleksionit Murano, duke kujtuar elegancën dhe fisnikërinë e Serenissima. Një aromë fisnike dhe e rafinuar, një ndërthurje harmonike dhe e sofistikuar.

Vecantia dhe origjinaliteti i aromës vuloset nga një kapak elegant transparent, emblemë e të gjithë koleksionit.

Versace Man Eau Fraiche Set (10,800 ALL)

Një set që përmban parfumin, travel kit dhe cantën shumë të vecantë për burra nga Versace.

Carolina Herrera Bad Boy Men (12,450 ALL)

Bad Boy është një shprehje aromatike e dualitetit, që përfaqëson natyrën e guximshme të njeriut modern. Njëherazi e fortë dhe e ndjeshme, e sigurt dhe e relaksuar, aroma përqafon karakteristikat e tij të kundërta me lehtësi të sigurt dhe një sofistikim të veçantë.

ACQU DI PARMA BLU MEDITERRANEO COLLECTION (16,950 ALL)

Kompozim unik I tre aromave: Shpërthime të vogla kënaqësish mesdhetare në një format 30 ml për çdo rast.

Lancome Hydra Zen Advanced Genifique Skincare Set (8,650 ALL)

Set Lancome My Hidration rutinë për kujdesin e lëkurës.

Ky set për kujdesin e lëkurës nga Lancome përmban hidratues, maskë për fytyrën dhe serum,gjithçka që nevojitet për hidratim, duke ofruar veprim qetësues antistres.

Clinique Great Skin For Him (9,250 ALL)

Një rutinë e plotë e kujdesit për lëkurën e tij, larës, scrub,hidratues, ushqyes, krem për sytë.

Dhe mos harroni që: “Dashuria është gjithcka që kemi nevojë “!

More
articles