Si ta mbroni lëkurën tuaj nga dielli?

Date

Ekspozimi i moderuar në diell është i mirë për shëndetin tonë, por ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit mund të shkaktojë dëmtime afatshkurtra dhe afatgjata të lëkurës. Lëkura e të gjithëve nuk reagon në të njëjtën mënyrë ndaj diellit. Mosha si dhe lloji dhe gjendja e lëkurës mund të na bëjnë më të ndjeshëm kur ekspozohemi në diell. Nxehtësia dhe rrezatimi UV janë dy faktorë që nxisin ndjeshmërinë e lëkurës.

Kur lëkura ekspozohet në diell, kapilarët e vegjël që shkaktojnë skuqje zgjerohen dhe bëhen më të dukshme, veçanërisht te njerëzit me lëkurë të hapur dhe të hollë që është më e prirur ndaj skuqjes. Njerëzit me këtë lloj lëkure duhet të mbrojnë lëkurën e tyre me kremra që janë krijuar për të parandaluar përkeqësimin e skuqjes. Përveç djegieve, të cilat sigurisht janë të dhimbshme dhe në vetvete të rrezikshme për lëkurën, për shkak të ekspozimit të tepruar në diell, njollave,  skuqjes, alergjive, tharjes, dhe pasojat e gjithë kësaj mund të jenë ndryshime malinje si dhe kanceri i lëkurës.

Fytyra, qafa dhe dekolteja janë më të ekspozuara ndaj diellit se pothuajse çdo pjesë tjetër e trupit. Për ta është e nevojshme mbrojtja e përditshme nga dielli, e cila është e formuluar posaçërisht për lëkurën e fytyrës dhe që përputhet me llojin e lëkurës. Fytyrat tona janë një nga pjesët e para të trupit që shfaqin shenja të dukshme të dëmtimit të lëkurës të shkaktuar nga dielli si djegiet, plakja e parakohshme e lëkurës dhe hiperpigmentimi.

Kremrat me faktor mbrojtës

Pavarësisht nëse jeni duke e ekspozuar veten në diell me qëllim për t’u nxirë apo jo, ju duhet të mbroni lëkurën tuaj në çdo kohë. Ky rregull vlen edhe nëse jeni në hije, pasi rrezatimi UV është i dëmshëm, edhe kur nuk jeni të ekspozuar drejtpërdrejt në diell. Kushtojini vëmendje të veçantë fytyrës, sepse është më e ekspozuara ndaj rrezatimit të dëmshëm.

SUGJERIMET TONA

More
articles